Ndarja tragjike nga jeta e 18-vjeçarit Arlis Troplini ka lënë të tronditur dhe hidhëruar jo vetëm familjarët e tij, por edhe shumë nga të njohurit dhe të afërmit.

I riu humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një aksident rrugor në autostradën Tiranë – Durrës, në momentin kur automjeti i tij doli nga rruga.

Adoleshenti ishte djali i biznesmenit të njohur Fatos Troplini, pronar i disa bizneseve në Durrës.

Në rrjete sociale janë pa fund mesazhet e ngushëllimit nga të njohur dhe të afërm në profilin e të riut:

“Ishe nje djale i mrekullueshem…fat qe te kemi njohur o Arlis Troplini na ke lene pa fjale o djale,,,lajm i pabesueshem nuk kemi fjale na ke shokuar…”

Arlis Troplini ,cfare lajmi ju dhe mamit dhe babit sot djale. Sot humbja jote na ka pikelluar te gjitheve Arlis. Qofsh i xhenetit zemer”

“Humbje e madhe ,Zoti i dhente force famijes ,Arlisi qofte i parajses“.

Sa e trishte kjo ikje e parakohshme e ketij djali! Zoti i dhente force familjes e miqve. U prehte ne paqe !

“Zoti e paste në duart e tij. Lajm i tmerrshëm për një yll qe u shua parakohe. Ngushëllime familjes nga gjithë stafi i Top School.”

Paraditen e sotme, 18-vjeçari Arlis Troplini u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe shumë dhimbjeje nga të gjithë të pranishmit.