Pas një ndërprerje disa-orëshe në furnizimin me ujë të qytetit të Kavajës dhe zonës turistike nga Qerreti deri në Plepa, stacioni i pompimit në Çermë të Lushnjës ka rinisur nga puna.

UK Rajoni Durrës përmes një njoftimi për mediat bën me dije, se “tashmë ky stacion po punon me kapacitet të plotë duke furnizuar normalisht me ujë qytetin e Kavajës dhe zonën turistike nga Qerreti (Kavajë) deri në zonën e Plepave (Durrës)”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM!

UK Rajoni Durrës njofton abonentët se pas disa orëve ndërprerje, stacioni i pompimit në Çermë të Lushnjës ka rinisur nga puna. Tashmë ky stacion po punon me kapacitet të plotë duke furnizuar normalisht me ujë qytetin e Kavajës dhe zonën turistike nga Qerreti (Kavajë) deri në zonën e Plepave (Durrës). Ndërperja e përkohshme erdhi për shkak të dëmtimit të linjës së tensionit 35 kV që furnizon stacionin.

UK Rajoni Durrës gjithmonë në shërbim të qytetarëve!