Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës është tejmushur mëngjesin e sotëm nga familjet përfituese të apartamenteve 2+1 që do të ndahen në shorteun publik.

Janë gjithsej 345 familje të cilat do të tërheqin goglat në dy ditë 29 dhe 30 gusht.

196 persona përfitues do të tërheqin goglat sot emrat e kryefamiljarëve deri te shkronja F, ndërsa pjesa tjetër do të bëhen pjesë e shorteut ditën e nesërme.

Sakaq, sot filloi tërheqja e goglave nga personat invalidë dhe pensionistët.