Ka nisur nga ora 09.00 dita e dytë e shorteut publik për ndarjen e 195 apartamenteve 2+1, të ndërtuara në zonën e re për zhvillim në Spitallë.

Një ditë më parë ishin 196 familje përfituese që mësuan vendndodhjen e shtëpisë së tyre të re, ndërkohë që sot u shpërndanë pjesë e mbetur e apartamenteve nga 391 të planifikuara në total për t’u shpërndarë në këtë shorte.

Procedurat vijuan shumë normalisht dhe pjesë e shorteut u bënë qytetarë nga të gjitha njësitë administrative të bashkisë Durrës, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ndërkohë, ditën e hënë, 2 shtator, do të zhvillohet shorteu i dytë për shpërndarjen e 154 apartamenteve 1+1 tek personave përfitues..

Pritet që brenda një kohë të shkurtër, banorët përfitues të apartamenteve 2+1 dhe 1+1 të ndërtuara në Spitallë të sistemohen në shtëpitë e reja.

“Neve shumë shpejt do të na dorëzohen çelësat nga njësia zbatuese dhe banorët do të njoftohen përmes njësive administrative për tërheqjen e tyre. Është një proces që do të ndodhë shumë shpejt”,- deklaroi nënkryetari Kallmi, një ditë më parë.

M.B.