Te Teuta të dyja drejtimet e merkatos janë të lidhur ngushtësisht me njëri–tjetrin, pasi afrimet e reja do të sjellin domosdo edhe largime. Geri Selita nuk do të vijojë të veshë fanellën e dy herë kampionëve. Duket një vendim i papritur, sepse ai u afrua vetëm gjatë muajit korrik. Me gjasa mosaktivizimi asnjë minutë në dy ndeshjet e para të durrsakëve në Superiore kanë qenë vendimtare në këtë lëvizje befasuese. Lojtari dhe përfaqësuesit e tij kanë pasur një bisedë me drejtuesit e Teutës dhe me një marrëveshje dypalëshe është vendosur mbyllja e bashkëpunimit në mënyrë të parakohshme. Burime raportojnë se mbrojtësi do të rikthehet te Kukësi, ku edhe mbylli sezonin e shkuar. Ai pritet të ndihmojë kurbinasit në tentativën për tu ringritur në Kategorinë Superiore.

Asgjë nuk mund të quhet e mbyllur në kampin blu. Meqenëse bëhet fjalë për një kampionat të gjatë, duhen sa më shumë lojtarë në organikë për të dubluar çdo pozicion dhe për të përballuar sezonin. Sipas të gjitha gjasave, në orët e fundit të mbylljes së merkatos, blutë do të bëjnë edhe një ose dy goditje. Më e nevojshme duket ndërhyrja në prapavijë, ku pritet që një mbrojtës të firmosë në ditët në vijim. Gjithashtu, një sulmues mund të zbarkojë në këto ditë të mbetura. Bëhet fjalë për lojtarë të huaj, dhe në ditët e mbetura të merkatos do të këtë zhvillime rreth merkatos.