Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca gjyqësore për Esmerald Ballën, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij Enver Ballës si dhe për bashkëpunëtorin e tij, Edison Brahaj.
Gjykatësi i çështjes, Rexhep Bekteshi pritet të japë sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit.
Kujtojmë se Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla në 13 gusht pas debateve për menaxhimin e 7.5 milionë lekëve, kursime familjare.
Ndërsa 25-vjeçari Brahaj akuzohet se ndihmoi Esmerald Ballën, të fshihte trupin e të atit dhe mund ta ketë ndihmuar atë edhe në fabrikimin e provave për alibinë.