Në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, bashkia Durrës i është bashkuar nismës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të pastruar vijën bregdetare.

Aksioni i paradites së sotme është përqendruar në zonën e bregdetit në Sektor Rinia, si dhe tek pylli i halorëve.

“Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e institucioneve por e të gjithë qytetarëve”,– shkruan ndër të tjera në një postim në rrjete sociale kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila ka publikuar edhe shumë foto nga aksioni i pastrimit.

Postimi i kryebashkiakes Sako:

Të gjithë bashkë të kontribuojmë për të mbajtur sa më pastër mjedisin.

Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.

Të gjitha ekipet tona duke pastruar përgjatë bregdetit të Durrësit.

Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e institucioneve por e të gjithë qytetarëve.