Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako po merr pjesë në panairin më të madh tregtar të organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin.
Sako bën me dije se në këtë panair i cili do të vazhdoj dhe ditën e nesërme do të prezantoj Durrësin me të gjithë vlerat dhe potencialin e tij turistik e ekonomik.
“Qëllimi i këtij panairi është të përcjellë ndërkombëtarisht ofertën tonë turistike si dhe mesazhin e cilësisë së lartë të produkteve tona shqiptare, gati për tregjet evropiane.”, shkruan ndër të tjera Sako.
Në këtë aktivitet marrin pjesë 120 kompani nga sektori i ndërtimit, dizajnit dhe dekorimit, sektori i zinxhirit të furnizimit, sektori i shërbimeve digjitale & outsourcing, si dhe sektori i investimeve në turizëm dhe real estate, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe pjesëmarrës nga diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë.
Postimet e plota: