Kryebashiakja e Durrësit Emiriana Sako ndodhet në Berlin, teksa merr pjesë në panairin Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF).

Gjatë fjalës së saj, Sako shprehet se ka prezantuar “Durrësin me vlerat e tij të çmuara kulturore e historike si dhe llojet e turizmit që ofron qyteti ynë. Midis të tjerash e vura theksin tek rivitalizimi i fshatrave turistikë si dhe krijimi i destinacioneve dhe atraksioneve agroturistike për turistët e apasionuar pas gastronomisë, verërave, apo produkteve të tjera lokale tradicionale.”

Kryebashkiakja fton në Durrës të gjithë vizitorët, për të njohur më nga afër kulturën dhe historinë e qytetit bregdetar.

Postimi i plotë:

Në panairin Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), ku kompanitë nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare, shpalosën më së miri shijen dhe cilësinë e produkteve shqiptare në këtë festival.

Në fjalën time prezantova Durrësin me vlerat e tij të çmuara kulturore e historike si dhe llojet e turizmit që ofron qyteti ynë. Midis të tjerash e vura theksin tek rivitalizimi i fshatrave turistikë si dhe krijimi i destinacioneve dhe atraksioneve agroturistike për turistët e apasionuar pas gastronomisë🍝🦪, verërave🍷, apo produkteve të tjera lokale tradicionale. 🧀🍯

Mirëpresim në Durrës të gjithë vizitorët, shqiptarë apo të huaj, për të njohur më nga afër kulturën dhe historinë e qytetit tonë, për të eksploruar atraksionet turistike si edhe për të shijuar kuzhinën cilësore durrsake!