Durrësi është përfshirë nga një rrebesh i fuqishëm shiu paraditen e kësaj të premteje.
Për disa minuta me radhë, u bllokuan dhe qytetarët të cilët po ecnin nëpër rrugë, për shkak të reshjeve të dendura.
Sipas sinoptikanëve, Ultësira Perëndimore është përfshirë nga vranësirat dhe reshjet e shiut, të cilat duke filluar nga mesdita do të jenë në intensitet më të lartë dhe do të sjellin përmbytje të përkohshme.
Ndërkaq, duke filluar nga orët e pasdites, reshjet spostohen drejt zonave lindore, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të përmirësohet situata e motit.