Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në linjën 110kV deri më datë 10 tetor në Durrës dhe Shijak do të ketë kufizime energjie, nga ora 08.30 deri në orën16:30.
Zonat që preken nga remonti janë: Shijak, Sallmone, Fermë Sukth, Maminas, Marikaj, Shënavlash, fshati turistik “Kompleksi Lura”, Gjiri i Lalzit, Pjezë, Rromanat dhe Hardhisht.
Kufizimi prek edhe zonat: Vrinë, zona e ish-Kënetës (Durrësi i Ri), Spitalla dhe zona industriale, subjektet private ‘ANOIL’, ‘Eropetrol’, ‘Intergaz’, ‘Serat’ dhe ‘ADC’.
Njoftimi i plotë:
Njoftimi i OST për abonentët #Durrës dhe #Shijak
Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit #OST në linjën 110kV, jemi të detyruar të stakojmë furnizimin me energji elektrike në disa nënstacione, duke kufizuar shërbimin nga ora 08.30 deri në orën16:30, deri më datë 10 tetor.