Pasi dorëzimit të mandatit të deputetit, SPAK ka thërritur sërish Jurgis Çyrbjen.

Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën 10:00, por ai është parë të futet në ambientet e Prokurorisë pak para orarit të pritur, teksa i buzëqeshur ka përshëndetur gazetarët duke u thënë: Mirëmëngjes, mirë jeni?

Mësohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën kur ishte drejtor i Hipotekës Durrës.

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 5 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.