Testet e avancuara në qelizë, dietat e personalizuara të shoqëruara me suplemente, të kombinuara me terapinë e sjelljes të sistemit nordik, janë protokolli i ri inovativ për crregullimet neurozhvillimore te fëmijët.

Pas një viti projekti pilot, qendra PTC në Durrës, në bashkëpunim me klinikën VIP Health, Tiranë dhe laboratorin ndërkombëtar Italian “Daphne Lab”, konfirmojnë me dhjetra raste suksesi, se si janë përmirësuar fëmijët me spektër të autizmit, hiperaktivitet, apo probleme neurozhvillimore

Për të dhënë lajmin pozitiv, për herë të parë në Shqipëri, ka ardhur vetë themeluesi i Biometa-testeve, Dr. Luigi Di Vaia, që ka krijuar analizën funksionale Mineralograma Premium.

Dr. Di Vaia pati një takim inkurajues dhe falenderues me znj. Fabiola Elezaj, drejtuesen e Qendrës PTC, e cila është e certifikuar për interpretimin e këtyre testeve dhe zbatimin e protokollit unik dhe ekskluziv “Daphne lab”.

Mineralograma Premium është një analizë avangarde, që mat në mënyrë të saktë nivelin e metaleve toksike, mungesat apo tepricat e mineraleve, vitaminave, aminoacideve, që mund të ndikojnë në zhvillimin neurologjik.

Dhe në bazë të tyre, më pas hartohet programi i personalizuar i dietës, detoksit të metaleve të rënda toksike dhe suplementeve për secilin fëmijë lidhur kjo dhe me konsultë me mjek pediatër/ i përgjithshëm.

Ky test përdoret me shumë sukses edhe te të rriturit, që kanë probleme me stresin, ankthin, depresionin, sëmundjet auto-imune, rezistencën e insulinës, ata që po ndjekin radio apo kemio-terapi, e për shumë patologji të tjera, të cilat Qendra PTC në Durrës e Tiranë u ofron dhe psikoterapi për suport psikologjik.

Qendra PTC NË DURRËS dhe VIP HEALTH, Tiranë, janë dy klinikat e para të licensuara ekskluzivisht për Mineralograma Premium, por edhe për të gjitha analizat e tjera unike që disponon laboratori ndërkombëtar, Daphne Lab.

Si për shembull, intolerancat pediatrike ose për të rritur, disbioza e zorrës, testi i sistemit imunitar, testi i mëlcisë; i memories, i tymrave toksikë; bioenergjitika e organeve, ose e vetëm tiroides, trikologjia (testi i flokëve) e plot mbi 40 analiza të tjera, që nuk gjenden aksund tjetër!

Në varësi të problematikave, testet mund të kombinohen me Mineralograma Premium, për të arritur rezultate më të shpejta dhe më të larta.

Ekipi ynë i dedikuar me specialistë, që përfshin neurologë, psikiatër, psikologë, nutricionistë, pediatër, logopedë, fizioterapistë etj, punojnë së bashku për të krijuar një plan konsulte dhe përzgjedhje se cfarë testi i duhet vërtet fëmijës, që të ndihmohet në mënyrë korrekte në zhvillim.

Por, edhe të mos dëmtohet financiarisht familja, duke bërë analiza pa qenë nevoja apo duke marrë diagnoza e terapi jo funksionale lidhur me këto problematika.

Ky protokoll i ri ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi më të mira komunikimi, ndërveprimi shoqëror dhe kognitive mbështetur kjo dhe nga terapitë e ndryshme Dir/Esdm/Dis/Aba,duke krijuar një mjedis mbështetës ku çdo fëmijë mund të lulëzojë, por edhe familja mund të gjejë qetësinë e munguar.