Një breshkë deti ka dalë e ngordhur në bregdetin e Sektorit Rinia.
Sipas qytetarëve, që e kanë parë nga afër gjallesën detare, ajo është rreth 85 cm e gjatë.
Në trupin e breshkës nuk konstatohen shenja dëmtimi, prandaj është e paqartë çfarë mund ta ketë shkaktuar ngordhjen e saj.
Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit, kanë qenë të shpeshta rastet. kur breshkat e detit kanë dalë në breg të detit të ngordhura.
Këta zvarranikë detare, që rriten në dete dhe oqeane arrijnë shpeshherë deri në mbi 2 metra gjatësi dhe peshë mbi 100 kg.