Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 4 biznesmenë pasi akuzohet se i kanë shkaktuar shtetit dëm 127 milionë lekë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.
- 1,Indrit Visha i datelindjes 23.06.1989, lindur në Gjirokastër dhe banues në Sherek, Nikel, Fushë-Krujë
- 2,Redion Sefa i datëlindjes 29.12.2002, lindur dhe banues në Qerekë, Fushë-Krujë
- 3,Lovjano Topi i datëlindjes 13.08.2005, lindur në Tiranë dhe banues në Qereke, Nikël, Krujë
- 4,Indrit Allamani, i datëlindjes 03.04.1976 ndaj të cilit eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg”
Për shtetasit e mësipërm është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal, dhe janë shpallur në kërkim.
Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit e cila ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.
- 1,Albana Paja, e datëlindjes 19.04.1988, banuese në Krujë ndaj të cilës është vendosur masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”
- 2,Brikena Cela, e datëlindjes 01.10.1990, banuese në Fushë-Krujë dhe
- 3,Aldo Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.