Të tjera projekte të rëndësishme do të fillojnë së shpejti në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale kryebashkiakja Emiriana Sako.
Ndërtimi i Unazës, Parku i madh Urban dhe të tjera projekte u prezantuan në Dëgjesën Publike në Njësitë Administrative nr.4 dhe nr.6.
Ndërsa tregon objektivat për investimet në infrastrukturën rrugore, Sako sqaron në postim, se në këtë takim ishin të pranishëm banorë të njësive administrative, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OSHE, Emergjenca Civile, Ujësjellës-Kanalizime, OJF, anëtarë të Këshilit Bashkiak.
Postimi i plotë:
Të tjera projekte të rëndësishme do të fillojnë së shpejti në zonën e 📍 Spitallës dhe 📍 Durrësit të Ri si ndërtimi i Unazës dhe Parku i madh Urban. Këto por edhe projekte të tjera që do të fillojnë në vitet në vijim u prezantuan në Dëgjesën Publike në Njësitë Administrative nr.4 dhe nr.6.
Kjo dëgjesë u zhvillua për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i ▶️ infrastrukturës rrugore dhe investimeve publike, ▶️ arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe ▶️ strehimit e shërbimit social.
Në këtë takim ishin të pranishëm banorë të këtyre njësive, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OSHE, Emergjenca Civile, Ujësjellës-Kanalizime, OJF, anëtarë të Këshilit Bashkiak.
Objektivat për investimet në infrastrukturën rrugore në Projekt Buxhetin e vitit 🗓️ 2025-2027, janë rikonstruksioni i 30 rrugëve, rikonstruksioni dhe ndërtimi i qendrave shëndetësore, kopshteve dhe çerdheve, krijimi i hapësirave publike si dhe kënde lojërash për fëmijë, ndërtimin e terreneve sportive, ndricimi i rrugëve si dhe pastrimi dhe rehabilitimi i sistemit të kullimit.