Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Jabor bin Ali Al Dosari.

Në një postim në rrjetet sociale Sako shkruan: E njoha ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim me ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Jabor bin Ali Al Dosari.

E njoha ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.

Diskutuam edhe për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, turistik e kulturor midis dy vendeve si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.