Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash pranë Rrotës së Qerres, në rrugën “Adria” në Durrës.
Shoferi i një automjeti tip “Volswagen” ka humbur kontrollin mbi mjetin e për pasojë ka devijuar nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen.
Nga përplasja janë regjistruar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





