Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile janë mbledhur paraditen e sotme në hyrje të portit të Durrësit, për të protestuar për rikthimin e 1200 tonë mbetjeve toksike në vendin tonë.

Ndryshe siç ishte parashikuar, 102 kontenjerët me mbetje të rrezikshme pritet të mbërrijnë ditën e nesërme ne port.

Kujtojmë se rikthimi i mbetjeve toksike u kthye në një debat kombëtar, ku ku kulmua me një interpelancë në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamnetar të PD-së, Gazement Bardhit.

Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PD Jola Hysaj, shprehet se qeveria shqiptare në fund të mandatit të tretë po sjell në portin e Durrësit , në heshtje dhe pa transparencë mbetje toksike, që sjellin probleme per mjedisin dhe shëndetit e qytetarëve.

“Në fund të mandatit të tretë kjo qeverisje po sjell në portin e Durrësit në heshtje të plotë dhe në mungesë të transparencës, ato kontenjerë që përmbajnë mbetje të rrezikshme për mjedisin dhe për secilin prej nesh”, u shpreh Hysaj.

Ndërkohë, ambientalisti Sazan Guri thotë se nuk kemi të bëjmë me mbetje toksike por me mbetje tepër të rrezikshme, pasi nuk u pranuan nga vendet e tjera dhe tani po vijnë në Shqipëri.

Mos rrini në kafe në këtë ditë, jeni zëri i një prindi dhe kryefamiljari që kemi për detyrë të reagojmë ndaj këtyre mbetjeve të rrezikshme.

Edhe djalli ta organizonte këtë protestë do të vija, sepse jam i bindur se çfarë i ndodh vendit nga kjo gjëmë”, tha Guri. Ai kërkoi që këto mbetje t’i nënshtrohen analizave për të parë se çfarë përbërjesh kanë, pasi edhe nëse groposen ato mund të dëmtojmë gjithçka.

Një tjetër pjesëmarrës, përfaqësues i PAA-së, tha se Shqipëria nuk mund të trajtohet si një vend ku mund të depozitohen mbetje të rrezikshme. “Qytetarë reagoni, protestoni”, tha ai.