Prokuroria e Durrësiit vendos sekuestrimin e kontenierëve me mbetje industriale, të cilat konsiderohen të rrezikshme.

Në urdhrin e ekzekutimit që Prokuroria i ka dërguar autoriteteve portuale dhe një sërë drejtorish të tjera të cilin “DurrësLajm” po e publikon më poshtë theksohet:

“Bashkangjitur me këtë shkresë po ju dërgojmë për ekzekutim vendimin e prokurorisë datë 26.10. 2024 për sekuestrimin e kontenierëve ne lidhje me procedimin penal nr.1596/2024.

Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në pproceverbalin e sekuestrimit në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do të kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrim i saktë i sendeve.

Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurt si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestruara të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit rë përgjithshëm Durrës”.  

Në urdhrin e ekkzekutimit, dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta kanë listuar me numrat përkatës 102 kontenierët që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme.

Anija që i transporton ato është ankoruar mëmgjesin e sotëm në radën e portit të Durrësit. Anija “Molive” është ankoruar rreth 1.5 milje larg portit.

M.B.