Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose.

Sako bën me dije se gjatë takimi është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, për t`i krijuar “mundësi të dënuarve për t’u riintegruar me sukses në shoqëri, duke u ofruar mbështetje konkrete në fusha si punësimi dhe formimi profesional.”

Postimi i plotë i Sakos në “Facebook”:

Prita në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose me të cilin nënshkruam 🤝 një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Përmes këtij partneriteti synojmë t’u krijojmë mundësi të dënuarve për t’u riintegruar me sukses në shoqëri, duke u ofruar mbështetje konkrete në fusha si punësimi dhe formimi profesional.

Ky është një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të sigurt, ku çdo individ ka mundësinë të rikthehet dhe të japë kontributin e tij në komunitet.