Vijon në Durrës mosbindja civile.
Nga rrethrrotullimi i Shkozetit, aty ku ndodhen deputetë e ish-deputetë të Partisë Demokratike, si dhe përfaqësues të opozitës, ish-deputetja, Fatbardha Kadiu ka dhënë një prononcim për “DurrësLajm“.
“Jemi këtu për një sërë kauzash, për pensionistët, për pacientët e Onkologjikut, për ato familje që u bënë pjesë e mikrosistemit të mikrokredive.
Jemi këtu për mësuesit, për fëmijët që shkojnë nëpër shkolla të pasigurta, jemi këtu për sistemin e drejtësisë, për mediat, për vetë policët.
Jemi këtu për të gjithë popullin shqiptar, që të ketë një të ardhme dhe një jetë më të mirë dhe më dinjitoze”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së saj ish-deputetja e Durrësit.
Ndiqeni të plotë prononcimin e saj: