Hap dyert Poliklinika e Specialiteteve në Durrës.
Pas rikonstruksionit disa mujor, poliklinika ofron tashmë kushte bashkëkohore dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit për të ofruar shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete dhe ekzaminime laboratorike.
E pranishme në ceremoninë e hapjes së poliklinikës . që mban peshën kryesore të shërbimit shëndetësor ambulator për qarkun e Durrësit ishte dhe ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe drejtori i Spitalit Rajonal Ani Dyrmishi..
“Poliklinika e Specialiteteve do të jetë në ndihmë të spitalit të Durrësit, pasi të gjitha ekzaminimet që bëhen në këtë politiklinikë lehtësojnë rradhën e pritjes për qytetarët që marrin shërbim në spital”,- tha ndër të tjera ministrja Koçiu.
Një nga aparaturat e reja me të cilat është pajisur Poliklinika e Specialiteteve është grafia digjitale.
Rreth 177, 950 banorë të Durrësit dhe jo vetëm do të përfitojnë nga ky investim i buxhetit të shtetit dhe MSHMS-së.