Pas premierës në teatrin “Migjeni”, si dhe pritjes fantastike në Tiranë, komedia “Krimi është vetëm i imi” vjen për herë të parë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Vepra e shkruar në 1934-ën, por aktuale ende edhe sot, do të vihet në skenë nga Linda Jarani, Olta Daku, Neritan Liçaj, Romir Zalla, Rudina Dembacaj, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Merita Smaja, Fritz Selmani, Nikolin Ferketa dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Besnik Çinarit.

Në datat 6-7 nëntor, ora 19:00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Rezervimi i biletave bëhet përmes numrit të telefonit: 068 391 3813

Autorë 𝗚𝗲𝗼𝗿𝗴𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗿 & 𝗟𝗼𝘂𝗶𝘀 𝗩𝗲𝗿𝗻𝗲𝗶𝗹
Regjisore Driada Dervishi
Përkthimi Odeta Hoxha
As/regjisor Astrit Fani
Kompozitor Zef Çoba
Koreograf Kiko Xhani
Skenografia Divni Gushta
Kostumografe Desantila Lika
As/kostumograf Altin Lala

Mos mungoni!