Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i është përgjigjur deputetit opozitar Agron Shehaj, pasi ky i fundit hodhi akuza duke thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në skandalin e trafikut të mbetjeve toksike.

Ministri i Brendshëm u shpreh se shumë shpejt kontejnerët e anijes në Durrës, do të zbresin në një hapësirë publike të sigurtë.

Agron Shehaj: Ka 11 ditë që një anije me kontejnerë me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhet përballë Portit të Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Ka një interes, publiku do të dije se çfarë po ndodh me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të informoni qytetarët, çfarë po ndodh me mbetjet toksike.

Ervin Hoxha: I nderuar zoti Shehaj në lidhje me informacionin që kërkuar, Prokuroria Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë2 doganore dhe autoritetet portuale po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë. Shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit.