Në orët e para të mëngjesit, katër ndërmarrje të bashkisë Durrës, NSHK, NKP, APU dhe zjarrfikëset kanë bashkuar forcat në një aksion pastrimi të qytetit. 

Këto janë pamjet e aksionit që publikon kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila thekson se veç punës së përditshme të pastrimit, kanë ndarë qytetin në 17 zona në të cilat do të ndërhyjnë 2 herë në muaj, çdo të hënë të parë të muajit dhe çdo datë 15, me forca të shtuara për të pastruar “me themel” të gjitha lagjet e qytetit!

“Një falënderim për gratë dhe burrat e palodhur që çdo ditë punojnë për ta patur Durrësin tonë më të pastër e të bukur”, përfundon Sako.