Gjatë protestës dhe përplasjeve me policinë në qytetin e Tiranës, dy pjesëmarrës në këtë protestë nuk janë ndier mirë dhe kanë pësuar gjendje të fikti. Një burrë ka pësuar lëndime të lehta pas përballjes me kordonin e policisë.
Atij i është dhënë ndihma e parë nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas pak minutash ka mbërritur autoambulanca që e ka dërguar në spital.
Edhe një grua ka pasur të njëjtat probleme, por dyshohet se asaj i ra të fikët për shkak të presionit të ujit që policia hodhi mbi protestuesit.