Armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut ka hyrë në fuqi në Liban pasi u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve disamujore.

Mijëra libanezë kanë filluar që të kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit, por Izraeli ka paralajmëruar se ende nuk është e sigurt që të kthehen në zona të caktuara.

Sipas asaj që raporton BBC News, ka shumë trafik në autostradën kryesore nga Bejruti, ndërsa makinat janë të mbushura me njerëz, valixhe dhe dyshekë.

Ushtria libaneze po përgatitet të dislokojë 5000 trupa në jug si pjesë e marrëveshjes, e cila u njoftua nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

Trupat izraelite filluan një pushtim tokësor të Libanit pothuajse dy muaj më parë, në përgjigje të sulmeve me raketa gati një viti nga Hezbollahu.

Armëpushimi në Liban nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit në Gaza.