Dy këmbësorë janë përplasur nga një makinë në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.
Aksidenti ndodhi një ditë më parë, ku dy shtetasit A. K. dhe Z. K., u përplasën nga automjeti që drejtohej nga 49-vjeçari K.L., banues në Durrës.
Policia raporton se të plagosourit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 49-vjeçari u arrestua nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.