Legjenda e boksit, Floyd Mayweather raportohet se është sulmuar nga një turmë njerëzish derisa ishte dukë bërë shoping në qendër të Londrës. Ky sulm ndaj ish-boksierit profesionist, i cili nuk e kishte pësuar asnjë humbje në karrierë, erdhi si rezultat i mbështetjes së tij të hapur për Izraelin.

Ish-kampioni i botës e gjeti veten në telashe pasi një turmë njerëzish u vërsulën drejt tij dhe drejt sigurimit të tij derisa ai po e vizitonte dyqanin e bizhuterisë në Hatton Garden, – njofton “Daily Mail”.

Mayweather kishte veshur xhaketë të gjelbër dhe u pa i shqetësuar derisa po ecte rrugëve i shoqëruar nga sigurimi i tij. Rreth 30 persona, që ishin pjesë e turmës, u dëgjuan duke e kontestuar miliarderin dhe sigurimin e tij, i cili po mundohej ta fuste në veturën e errët 4×4.

Kampioni i dikurshëm botëror u fut në veturë para se të nisej ajo me shpejtësi, duke e lënë një pjesë të stafit të sigurimit prapa. Videot e incidentit e shfaqin 47-vjeçarin duke i bërtitur turmës përpara se të arratisej. Ai e mohoi të ketë pasur përleshje fizike.

Nuk ka të vërtetë për thashethemet që qarkullojnë. Nuk jam goditur apo prekur në asnjë mënyrë. Ajo që po e shihni është vetëm sigurimi im që e bën punën e tij për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Isha në Mbretërinë e Bashkuar për një ndalesë të shpejtë 48-orëshe për t’i bërë disa pazare dhe për fat të keq, njerëzit lejuan që xhelozia dhe negativiteti të nxisin histori të rreme. Unë jam krejtësisht mirë dhe nuk ka asgjë më shumë këtu”, – deklaroi Mayweather.