Mbi 1.2 milion vizitorë ka zbuluar historinë dhe kulturën e vendit tonë nga Janari deri në Nëntor të këtij viti.

Rekordin pë numrin më të madh të vizitorëve vazhdon ta ketë Gjirokastra, si destinacioni më i kërkuar dhe frekuentuar me mbi 260 mijë, ndjekur më pas nga muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, i cili ka regjistruar mbi 170 mijë, Parku i Apolonisë me 120 mijë dhe Muzeu Onufri me 104 mijë.

Muaji Nëntor ka sjellë një renditje tjetër sa i takon 5 destinacionve kulturore më të frekuentuara, nga muaji që lam pas, ku Butrinti ja lë vendin Muzeut Ikonografik të Beratit.

2024 është viti me i sukseshëm për turizmin në përgjithësi, duke resgjistruar 11 milion turistë për periudhën Janar-Nëntor 2024.