Qindra qytetarë që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas janë përballur me trafik të rënduar këtë të premte. Trafiku është krijuar në të dy senset, madje edhe rrugët dytësore janë shumë të ngarkuara.

Për këtë arsye automjetet janë duke lëvizur lëvizin shumë ngadalë.

Për shkak të ngarkesës kordoni i makinave në radhë është bërë mjaft i gjatë duke shkuar në disa kilometra.