Aksidentohet një i moshuar në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës.

Personi i moshuar ka qenë duke lëvizur me një motor, kur është përplasur nga një automjet.

Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me autoambulancë në urgjencë dhe fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vetëm me disa dëmtime të lehta në kokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.