Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi gjatë fjalës së tij falenderoi pjesëmarrësit ndërsa theksoi se janë pritur me shumë interes nga shqiptarët të cilët i kanë pyetur për ti ndihmuar me akomodimin apo nevoja të tjera. Më tej Bardhi u bëri thirrje përfaqësueve të diasporës që të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e emigrantëve. Ai shtoi se është hera e parë që në zgjedhje diaspora voton dhe bëri thirrje mos të çojnë dëm të drejtën e tyre kushtetues.

Ai tha se shqiptarët janë njëlloj të zotët si në Shqipëri si kudo që jetojnë në botë. Bardhi tha se duhet që emigrantët të marrin pjesë në votime edhe për hatër të vëllezërve dhe motareve që i keni lënë në Shqipëri.

“Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e secilit prej jush. Ne jemi me fat që në këto zgjedhje për herë të parë, jo për shkak të ne politikanëve, në fakt për shkak të këmbënguljes së përfaqësuesve të diasporës që secili shqiptar i Shqipërisë i cili jeton dhe punon jashtë të ketë mundësi që për herë të parë për të votuar dhe për të ndikuar qeverisjen në vendin që pjesa dërrmuese e keni lënë jo me dëshirë por për shkak të pamundësisë, për shkak të se humbët shpresën, për shkak se ju kërkoni një mirëqenie më të mirë për familjet tuaja për fëmijët tuaj.

Dhe lutja ime e parë është që nuk do të duhet të çoni dëm të drejtën kushtetuese që ka secili prej jush për të votuar. Dhe për të shkuar tek vota do të duhet më së pari që secili të regjistrohet. E di që një pjesë këtu edhe pse kanë vite që kanë emigruar në SHBA ngritën shqetësimin se nuk disponojnë dokument të vlefshëm të Shqipërisë por kanë dokumente të SHBA. Po ne e kemi bëre betejë dhe jemi duke bëre betejë që secili prej jush të ketë mundësi për të votuar. Kjo deri tani nuk është lejuar.

Nuk do të kishte arsye që të mos votonit me dokumentet e shtetit ku jetoni. Ju jo thjesht bëni krenar familjet tuja me arritjet, por bëni krenar çdo shqiptar, Kjo është vetëm merita juaj. Dua që secili prej jush të shtrojë një pyetje vetes. Kur ja keni dale në SHBA pse vëllezërit dhe motrat tuaja në Shqipëri nuk ja dalin të kenë suksesin tuaj. Shqiptarët janë njëlloj të zotët si në Shqipëri si kudo që jetojnë në botë. Por këtu nje politikë e përgjegjshme ua ka dhënë mundësinë, por që fatkeqësisht këtë shans, vëllezërit tuaj në Shqipëri nuk e kanë. Jo do të duhet të merrni pjesë në votime edhe për hatër të vëllezërve dhe motareve që i keni lënë në Shqipëri,” tha Bardhi.