Efektivët e policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se kanë ndaluar drejtuesin e automjetit që shkaktoi një aksident para afro një ore. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vllazërimi” të qytetit të Durrësit, ku një person me biçikletë u godit nga pas nga një automjet.
Pas kësaj ngjarje, drejtuesi i mjetit nuk ndaloi, por ai u kap pas afro 2 km. “DurrësLajm” mëson se efektivët e policisë u vunë në dijeni për aksidentin dhe arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit.
Në lidhje me personin e dëmtuar, ai është dërguar në spital për t’u mjekuar, por gjendja e tij shëndetësore është pa problem, pasi edhe dëmtimi që ka marë, për fat ka qenë i lehtë.





