Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako ka marë pjesë në prezantimin e projektit “Mbrojtja e Mjedisit nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në bashkinë Durrës”, i financuar nga programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA.
Kryetarja Sako thekson në një postim në rrjetet sociale se me këtë rast prezantova sfidat dhe punën e bërë nga ana e Bashkisë në lidhje me çështjet e menaxhimit të mbetjeve si edhe planet për të ardhmen për përfundimin sa më parë të Planit ë Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve si edhe ngritjen e stacionit të transferimit, si një zgjedhje optimale për qytetin bregdetar të Durrësit.





