Një aksident i rëndë ka nodhur para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz, afro 20 km larg Durrësit. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një këmbësor ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një autoveturë tip Opel Corsa.
“DurrësLajm” mëson se viktima është me iniciale S. A 65 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por pas njoftimit për ngjarjen, efektivat e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale M. J që është përfshirë në aksident, është shoqëruar dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





