Një aksident është regjistruar këtë të diel në Kune, në Shëngjin.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se dy motomjete janë përplasur, ku për pasojë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është transportuar për në spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





