Jemi mësuar të mendojmë që dushi i ftohtë na jep energji dhe na zgjon në mëngjes. Por dushi me ujë të ftohtë ka disa përfitime kur vjen puna tek bukuria gjithashtu. Dushi me ujë të ftohtë mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në lëkurën tuaj.

Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa mënyra se si lëkura juaj mund të përfitojë nga dushet e përditshme me ujë të ftohtë.

I jep lëkurës shkëlqim

Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Për fytyrën tuaj, kjo mund të nënkuptojë një pamje të freskët rrezatuese. Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë të qëndroni në të ftohtë për shumë kohë për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Një dush i shpejtë me ujë të ftohtë apo edhe të vakët është i mjaftueshëm për ta arritur këtë.

Parandalon plakjen e lëkurës

Nëse e ktheni në zakon dushin me ujë të ftohtë, do ta ndihmoni lëkurën që të mbetet re për më gjatë. Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet sugjerojnë që stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në shumë sisteme në trup.

Parandalon problemet e lëkurës të lidhura me stresin

Dushi i ftohtë dërgon impulse elektrike në tru dhe stimulon lëshimin e “hormoneve të lumtura” ose të endorfinave. Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet e stresit bien dhe do të shpëtoni nga disa nga problemet e lëkurës, siç janë puçrrat.

Ajo i bën poret më të vogla

Ndërsa uji i nxehtë mund të heqë disa nga vajrat mbrojtës që lëkura prodhon, uji i ftohtë do të minimizojë përkohësisht poret tuaja. Ai gjithashtu i jep gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin e lëkurës tuaj. Për shkak se uji i ftohtë mund të bëjë që enët e gjakut të qetësohen, fytyra mund të duket më pak e fryrë ose e kuqe.

Heq sikletin e disa problemeve të lëkurës

Ndërkohë që dushet e nxehta mund të shkaktojnë skuqje apo kruajtje, uji i ftohtë bën pikërisht të kundërtën. Për ata që vuajnë nga kruajtja, dushet me ujë të ftohtë mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ndjesinë për të gërvishtur lëkurën tuaj. Ftohja e lëkurës gjithashtu ndihmon në uljen e kruajtjes intensive të shkaktuar nga psoriaza, sipas një studimi.