Molla konsiderohet nga ekspertët si një zgjedhje e shëndetshme, e cila duhet të jetë pjesë e dietës së çdo individi. Ajo është e pasur me fibra, lëndë ushqyese dhe proteina, gjë që e bën atë të përsosur për mëngjes, por edhe për t’u konsumuar mes vakteve.
Një studim i kryer së fundmi tregon se pjesa më e shëndetshme te molla, është pikërisht ajo që hiqet prej saj.
Bëhet fjalë për thelbin e mollës, i cili mund të sigurojë 10 herë më shumë baktere të shëndetshme, se sa të konsumosh vetëm pjesën e jashtme.
Hulumtimi sugjeron që bakteret që gjenden në mollë janë mjaft të shëndetshme dhe janë një burim i rëndësishëm i mikrobeve të zorrëve. Kjo konsiderohet e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe iu mbron nga patogjenët e huaj që shkaktojnë sëmundje. Farat e mollës përmbajnë gjithashtu proteina, fibra dhe vajra.
Ne kryesisht hedhim farat e frutave ose perimeve sepse ato përmbajnë një përbërës të quajtur amigdalin, i cili konsiderohet helmues.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sasia e amigdalinit që gjendet në farat e mollës është shumë më pak nga ajo që mund të rezultojë e rrezikshme. Do të duheshin farat e rreth 200 mollëve për të prodhuar sasinë e dëmshme të toksinës në trup.