Katër mjete të mëdha janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Maminas.

Zjarri ka rënë konkretisht mbi 2 furgonë, 1 karroatrec dhe 1 kamion për arsye që ende nuk dihen.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.