Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan 81 kuti me cigare elektronike dhe 29 litra vaj lubrifikant për automjete, të padeklaruara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 31 vjeç, banues në Shijak, pasi mbrëmë, ka tentuar të vjedhë në një banesë në lagjen nr. 1, Durrës;
J. M., 34 vjeç, banues në Katund-Sukth dhe N. P., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në bregdet, në Sektor Rinia.

-shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 45 vjeç dhe A. M., 33 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në bregdet, në Sektor Rinia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.