Policia e Durrësit ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj tre shtetasve, të cilët janë kapur në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

Sipas burimeve zyrtare, një 40-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Rasti është trajtuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës.

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë janë ndaluar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për shtetasin R. M., 61 vjeç, banues në Tiranë dhe J. H., 31 vjeç, banues në fshatin Hamallaj.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Tiranë dhe J. H., 31 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.