Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj.
Nga këqyrja e celularit të tij janë konstatuar faqe të hapura për baste sportive, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.





