Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediet sociale, Bardhi shkruan se Ramës i ra maska dhe i kërkon që të pranojë hapjen 100% të listave. 

Sipas numrit dy të PD, Rama duhet të tërhiqet nga amendamenti i njëandshëm dhe se frika e tij nga zgjedhjet nuk mund të mbajë Shqipërinë peng. 

“Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira”, shkruan Bardhi. 

Më herët, kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në mediat sociale shprehej se nuk caktohen tani se sa do hapen listat 75% apo 100%, por këto detaje vendosen pas datës 30 korrik. Ndërkohë në Këshillin Politik, maxhoranca nuk ka pranuar hapjen 100% të listave.