Opozita e bashkuar pranon hapjen e listave të hapura 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.
“Mbështesim hapjen 100% të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe të qëndrojnë siç janë sot. Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha.
Basha tha se këtë qëndrim dy personat e mandatuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së këshillit politik.
“Marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund o votua ditën e djeshme në kuvend është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne, por një marrëveshje e arritur me ndihmën e partnerëve tanë. Opozita refuzon çdo ndryshim unilateral që prek zgjedhjet. Këshilli Politik është i vetmi vend ku ,mund të diskutohet për çdo shqetësim. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura”, shtoi kreu i PD.





