Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim disa nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Të pranishëm në takim kanë qenë ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.
Meta shkruan në Facebook se i ka siguruar diplomatët se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
POSTIMI I PLOTË
Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.





