Pas publikimit të një videoje nga portali “JOQ”, ku një automjet shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Durrësit ka reaguar duke identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Shtetasi A. B. është ndëshkuar me masën administrative prej 40 000 lekësh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftim i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin A. B.

Për shkeljen e kryer, ai u ndëshkua me masën administrative 40 000 lekë, sipas pikave 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.