Pasi përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka konfirmuar pjesëmarrjen e PS ditën e sotme në mbjedhjen e Këshillit Politik, ka reaguar Petrit Vasili.
Vasili thotë se mbledhjet e njëanshme si e djeshmja nuk mund të jenë axhendë e Këshillit Politik, ndërsa e ka quajtur një provokim.
“Mbledhjet si dje nuk mund të jenë axhendë e Këshillit Politik. Mbledhjet e njëanshme si e djeshmja janë provokim. Bllokimi i njëanshëm i këshillit përgjegjësi e PS”, ka thënë Vasili në përgjigjen e tij.
Më tej ai ka shktuar se vijimi i punës në Këshillin Politik është përgjegjësi ndaj qytetarëve.





