Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të presidentit të 26-të të SHBA, Theodore Roosevelt.

“Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje”, shkruhet në foton e postuar nga kreu i qeverisë, duke nënkuptuar një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

Kujtojmë që kjo e fundit ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare.